<

Marrëveshja e bashkëpunimit midis UART dhe MK

Më datë 7 Maj 2019, në ambjentet e Universitetit të Arteve, u zhvillua takimi i radhës në Kuadër të “Paktit me Universitetin”, ku ishin të pranishëm Ministrja e Kulturës Znj, Elva Margariti dhe Rektori i Universitetit të Arteve Prof. Kastriot Çaushi.

Në takim morrën pjesë gjithashtu Zëvëndës Rektorët, Dekanët e tre Fakulteteve, Administratorja e Universitetit, Kryetari i Bordit të Administrimit si dhe Pedagogë e Studentë të Universitetit të Arteve.

Takimi pati për qëllim diskutimin dhe realizimin e disa projekteve të përbashkëta si dhe përmirësimin e infrastrukturës së Universitetit të Arteve sëbashku më Sallën e Madhe të Koncerteve.

Kjo punë disamujore mes Universitetit të Arteve dhe Ministrisë së Kulturës u finalizua me nënshkrimin e një Marrëveshjeje Bashkëpunimi në kuadër të “Paktit me Universitetin”.


<<Kthehu - Tjetra>>