<

Anëtarësimi në Aleancën e Edukimit Muzikor

Universiteti i Arteve anëtarësohet në Aleancën e Edukimit Muzikor “Belt and Road” (Music Education Alliance Across the “Belt and Road”)

Nga data 30 Prill deri më 1 Maj 2019 në Konservatorin Qëndror të Pekinit, në Republikën Popullore të Kinës, u zhvillua Konferenca e dytë e Aleancës së Edukimit Muzikor “Belt and Road”.

Në përfundim të punimeve të kësaj konference, më datë 1 Maj 2019, nga Zv. Rektori Prof. Arian Paço, u nënshkrua Protokolli i Anëtarësimit të Universitetit të Arteve në këtë Aleancë.


Kjo aleancë është një entitet akademik jo qeveritar i formuar në Maj te vitit 2017 dhe ka si anëtarë një numër të madh institucionesh, nga mbi 30 vende të ndryshme të botës.

Misioni i saj kryesor përfshin lehtësimin e komunikimit dhe ndërveprimit përmes muzikës, veçanërisht në fushat e kompozimit, performancës dhe kërkimit. Aleanca gjithashtu shërben për të rritur bashkëpunimin pedagogjik dhe studentor ndërmjet institucioneve të edukimit muzikor të vendeve pjesëmarrëse në Iniciativën “Belt and Road”.


<<Kthehu - Tjetra>>