<

Alumni

Përshëndetje Studentë Diplomantë,

Ju sjellim në vëmendje regjistrimin në platformën GRADUA, regjistrim i cili duhet të kryhet në mënyrë individuale.

Platforma GRADUA u mundëson studentëve të Universitetit të Arteve lehtësi kontakti me tregun e punës.

Nëpërmjet regjistrimit në platformën GRADUA, studenti mund të krijojë CV-në personale dhe të publikojë profilin profesional, të çertifikuar nga Universiteti, të ketë qasje praktike në informacion mbi mundësitë e punës / praktikës profesionale, të ndërveprojë me punë-dhënës të ndryshëm direkt përmes platformës, etj.

Ndër të tjera, platforma GRADUA u mundëson vlerësimin e përvojës universitare përmes pyetësorit online.

Ftohen studentët e Universitetit të Arteve të regjistrohen në platformë duke vizituar adresën https://gradua.rash.al duke ndjekur udhëzimet në Manualin e Përdorimit  (pdf).

Gjithashtu, regjistrimi mund të realizohet nëpërmjet njësive kompjuterike të vëna në dispozicion enkas për këtë arsye në Fakultete (pranë zyrave të Administratës) dhe në Bibliotekën Shkencore (salla Multimediale).

Për më shumë informacion ju ftojmë të vizitoni faqen e projektit, mund të vizitoni portalin zyrtar GRADUA PROJECT si dhe faqen e Projektit në Facebook.