<

Programi i Studimit Qeramike

Atelieja e qeramikës funksionon nëpërmjet studimit, krijimit dhe realizimit, dhe synon të përgatisë artistë qeramistë. Synimi kryesor është krijimi i koncepteve të drejta tek studentët për shprehjet plastike në rrafsh dhe hapësirë nëpërmjet aftësimit të tyre profesional për realizime të pavarura dhe me individualitet krijues.

Në lidhjen e ngushtë atelje-laborator, studentët marrin njohuritë bazë mbi materialet, proçeset tekniko-teknologjike dhe karakterin dyfunksional të artit të qeramikës, të orientuar në dy drejtime kryesore, qeramikë artistike dhe industriale.
Proçesi i ciklit të plotë të formimit shoqërohet me studime plastike dhe projekte, të cilat orientojnë studentët drejt zhvillimeve bashkëkohore.

Njohuritë që fitojnë studentët në Atelierin e Qeramikës mbështeten në lidhjen e ngushtë atelier-laborator, duke patur parasysh kërkesa të tilla si: funksioni, estetika, nevojat, shijet e përdoruesve dhe proçeset e realizimit. Laboratori është vendi ku ekzekutohet dhe eksperimentohet teknikisht pjesa më e madhe e projekteve të qeramikës artistike dhe industriale. Në laborator studenti praktikon: punën me allçi, baltë, glazurat, pjekja, veçoritë dhe mënyrat e përdorimit.

 

::. Plani Mesimor i Sistemit 4 Vjecar te Studimit

::. Plani Mesimor i Sistemit Bachelor (3+2) te Studimit