<

Programi i Studimit Konceptual

Në këtë atelie, idetë dhe koncepti janë dy operatorët kryesorë të propozuar që vënë në lëvizje formën e të arsyetuarit. Një aritmetikë e re multikulturore që përfshin që nga dy-tre dhe katërdimensionalin e shprehjes.
Realiteti që ne ofrojmë dhe shprehim janë interpretimi i fenomeneve që na rrethojnë. Më tej kemi vëmendjen të materializojmë këtë qëndrim në module shprehjesh. Modulet ku ne do kanalizojmë shprehjen, janë mediume të ndryshme, që nga konteksti i vetë idesë si një realitet i pavarur e deri në kanalizime të tjera të hapura në bazë eksperimenti si fotografi, video, performancë dhe alternativa të ndryshme.

Lënda zhvillohet në tre vjet ku përfshihet edhe diploma. Programi aplikohet me një grup studentësh, të cilët ndërthurin eksperienca tre-vjeçare në një korelacion të hapur me çfarë ndodh sot me artet pamore.
 

::. Plani Mesimor i Sistemit 4 Vjecar te Studimit

::. Plani Mesimor i Sistemit Bachelor (3+2) te Studimit