<

Departamenti i KMDP

Programet e Studimit në Departamentin e KMDP synojnë të formojnë kompozitorë, muzikologë, dirigjentë, mësues dhe specialistë të lartë për nevojat e tregut arsimor/artistik/kulturor. Përgjatë viteve të shkollimit studentët e këtij departamenti formohen në aspektin teorik dhe praktik, sipas standardeve të njohura ndërkombëtarisht. Përpos lëndëve që zhvillohen si pjesë e Kurrikulës së programit përkatës, studentëve ju ofrohen aktivitete të tjera formuese, kryesisht Master-Class-e, me figura të njohura brenda dhe jashtë vendit sipas programeve përkatëse, një mënyrë kjo për të ballafaquar dhe për të rritur dijet e mara dhe për të rritur ofertën akademike.

Një rëndësi e veçantë në këtë departament i jepet aktiviteteve artistike formuese, të cilat përcaktojnë profilin kulturor të një të diplomuari për të rritur kompetencën dhe aftësitë për të kryer veprimtari profesionale sipas fushës për të cilën ata kanë studiuar si në entet publike ashtu edhe ato private.

Departamenti i KMDP ofron programe studimi të ciklit të parë në përfundim të të cilave lëshon Diploma si më poshtë (duke vizituar lidhjen e secilës mund të shfletoni informacion të zgjeruar mbi planin mësimor korrespondues): 

  1. Diplomë Bachelor në Kompozim
  2. Diplomë Bachelor në Muzikologji
  3. Diplomë Bachelor në Dirizhim
  4. Diplomë Bachelor në Pedagogji Muzikore


Departamenti i KMDP ofron programe studimi të ciklit të dytë në përfundim të të cilave lëshon Diploma si më poshtë (duke vizituar lidhjen e secilës mund të shfletoni informacion të zgjeruar mbi planin mësimor korrespondues):

“MASTER I SHKENCAVE” NË PROGRAMIN E STUDIMIT:

  1. Muzikologji dhe Mësuesi

“MASTER I ARTEVE” NË PROGRAMET E STUDIMIT:

  1. Kompozim dhe Mësuesi
  2. Dirizhim dhe Mësuesi

“MASTER PROFESIONAL” NË PROGRAMIN E STUDIMIT:

  1. Pedagogji Muzikore dhe Mësuesi