<

Programi i Studimit Skulpture

Qëllimi i programit të këtij kursi është zhvillimi i vetëdijes hapsinore, i bazuar në marrëdhëniet ndërmjet masës (vëllimit) dhe hapsirës në një kontekst të caktuar, qoftë ky vëllimor arkitektonik ose psikologjik apo në lidhje me një mjedis të caktuar. Puna krijuese shihet e hapur dhe e ekspozuar për debat në komunitet.
Proçesi i zhvilluar ka për qëllim të zhvillojë te studentët aftësitë analitike.
Përpunimi i materialeve është në vëmendje të procesit të punës së atelierit të skulpturës, ku jepen interpretime të ndryshme mbi konceptin e objektit si vëllim skulpturor. Proçesi mësimor konsiston në nxitjen e aftësive kritike nëpërmjet debatit të hapur, ballafaqimit me eksperienca të tjera, ekspozita, literaturë.

Në laboratorin e skulpturës studentët njihen me gurët, mermerët, hekurin, drurin e materiale të tjera, teknikat e përdorura si dhe mjetet më efikase që ofron teknologjia e ditës.
Qëndrimi i studentit ndaj materialit nuk shihet si një proçes thjesht teknik, por si një raport aktiv dhe krijues i lidhur ngushtë me eksperimentimin dhe cilësitë që të ofrojnë materialet.

 

::. Plani Mesimor i Sistemit 4 Vjecar te Studimit

::. Plani Mesimor i Sistemit Bachelor (3+2) te Studimit