<

Programi i Studimit Monumental

Ky atelier ka si specifikë kryesore integrimin e veprës së artit në mjediset e ndryshme (interiere dhe eksteriere). Proçesi mësimor në këtë atelie synon zbulimin dhe zhvillimin e shprehive individuale dhe specifike të secilit student, duke mbështetur e gërshetuar punën individuale me atë në grup, nëpërmjet një hapsire dialoguese që kalon në mënyrë progresive nga propozimet fillestare në projektin e përfunduar.
Hapësira e veprimit është interieri dhe eksterieri. Elementë, si impresioni, ekspresioni, stilizimi, deformimi, dimensioni, marrëdhëniet me mjedisin, materialin, etj., përbëjnë një proçes unik kërkimi në këtë atelie. Atelieri jep njohuri mbi dukuritë e teknikat e sotme të integrimit të veprës së artit, diversitetit të tyre, teknikave e materialeve të ndryshme, unikale apo industriale. Ai merr në konsideratë edhe karakterin funksional, social apo ekonomik të mjedisit ku punohet.

Laboratori i Atelierit të Pikturës së Aplikuar ka si qëllim njohjen dhe familjarizimin e studentëve me teknikat më të rëndësishme të realizimit të pikturave murale, teknikave të transparencës, si edhe të çdo kombinimi të mundshëm të materialeve të ndryshme.
Teknikat kryesore që zbatohen në laborator janë: teknikat e transparencës, vitrazhi (me ngjyra të ftohta, teknika klasike, teknika e betonit, sanduiç etj), teknikat murale si mozaiku, zgrafito, stukollustra, piktura murale (afresku, akriliku etj.), dhe teknikat miks.
 

::. Plani Mesimor i Sistemit 4 Vjecar te Studimit

::. Plani Mesimor i Sistemit Bachelor (3+2) te Studimit