<

Programi i Studimit Kavalet

Kjo atelje synon të përgatisë artistë të formuar me ide dhe koncepte të qarta për artin në bazën e praktikave eksperimentale dhe të informacionit bashkëkohor. Kjo do të thotë mundësi për të kuptuar drejt raportin midis talentit dhe kreativitetit, mjeshtrisë dhe mediumit, imitimit dhe krijimtarisë.
Në këtë atelje studenti gjen hapësira krijimi përmes eksperiencave që përcjell arti dydimensional (pikturë-vizatim), tredimensional (objekt-instalacion) dhe katërdimensional (foto-video-performancë).

Mësimi i zhvilluar në atelje ka në bazë kreativitetin dhe punon për realizimin e projekteve, të cilat orientohen sipas temave të propozuara nga vetë studentët, por edhe të dhëna. Në studimet mbi projektin, i cili konsiderohet si një akt artistik i veçantë, studenti manifeston pavarësinë e tij në raport me studentët e tjerë dhe ndjek një drejtim të caktuar, duke shprehur individualitetin e tij artistik.
Duke i dhënë prioritet dialogut ndërmjet teorisë dhe praktikës, zhvillon cilësinë e analizës dhe kritikës, e mbështetur mbi njohjen e thellë të praktikave, gjuhëve të vjetra dhe të reja, në fushën e shprehive artistike.
Gjithashtu, në atelie i kushtohet një vëmendje çështjeve të historisë dhe të traditës, duke kërkuar prej studentëve, ndërgjegjësimin e tyre mbi problemet që ngre sot krijimtarija bashkëkohore.


 

::. Plani Mesimor i Sistemit 4 Vjecar te Studimit

::. Plani Mesimor i Sistemit Bachelor (3+2) te Studimit