<

Programi i Studimit Grafike

Programi i Atelierit të Grafikës zhvillon grafikën e lirë dhe dizajnin grafik. Ky program realizohet në tre vjet dhe synon të njohë studentin me përbërësit bazë të grafikës (të lirë dhe industriale) si në aspektin teorik, ashtu edhe në atë tekniko-praktik. Nëpërmjet edukimit të studentëve me mjetet shprehëse të shenjës grafike dhe respektimit të individualitetit, ecet më tej në formimin ideo artistik të tyre.

Programet tona japin hyrje në një gamë të gjerë të fushave të dizenjimit grafik, si për shembulll logo, ilustrime, reklamime, dizenjim editorial, animacione kompjuterike dhe media e re.

Të gjithë studentët zbulojnë bazat e dizenjimit grafik dhe programi ofron mundësinë për ndërtimin e projekteve individuale. Një nga aspektet kryesore të programit ështe diskutimi mbi çështjet kyçe rreth artit grafik. Studentët inkurajohen në diskutime dhe debate gjatë takimeve në grupe dhe workshop-e. Ata zhvillojnë vizionin e tyre nëpërmjet komunikimit grafik dhe projekteve të dizenjimit.

Në atelienë e grafikës së bashku me trajtimet teorike zhvillohen edhe teknikat e grafikës që zbatohen në laboratorin e saj si: Serigrafi, Shtyp në linoleum (linografi), Shtyp në dru (ksilografi), Shtyp në metal (zink, bakër e metale te tjera) në teknikë gjilpërë e thatë, ofort, akuatinta etj.)

Shumë pjesë të programit zhvillojnë konceptet mbi biznesin, aftësitë profesionale dhe njohuritë, duke nxitur punën në grup. Studentët njohin se si industria funksionon, nëpërmjet lidhjeve dhe komunikimit me kompanitë kryesore drejtuese dhe praktikuesit e tyre, ndërsa kërkimet personale dhe propozimet në fushën e dizenjimit krijojnë mundësitë në gjetjen e tregut të punës.

 

::. Plani Mesimor i Sistemit 4 Vjecar te Studimit

::. Plani Mesimor i Sistemit Bachelor (3+2) te Studimit