<

Galeria FAB

Galeria FAB e ndertuar në ambientet e Fakultetit të Arteve të Bukura pranë Universitetit te Arteve është një ndër hapësirat më atraktive në Tiranë për ekspozim. Galeria FAB është e pozicionuar në anën e pasme të Universitetit të Arteve, duke i dhënë mundësi të gjithë kalimtarëve si dhe artëdashësve ta kenë tejet të lehte aksesin në këtë ambient.

 

Themelimi i kësaj galerie përkon me zhvillimin e kualiteteve artistike si dhe politikat pedagogjike të Akademisë së Arteve. Pavarsisht se hapja e kësaj galerie përkon me periudhën kur Shqipëria ishte nën tysninë e regjimit totalitar i cili kish krijuar kanonet e realizmit socialist dhe të një arti demagogjik, Galeria e Akademisë së Arteve ishte një hapesirë që funksionoi në shërbim të vlerave të vërteta artistike jashtë kornizave idelogjike të sistemit.

Pas viteve 90-të, galeria u bë një qëndër pelegrinazhi për influencat e para artistike ekperimentuese duke qënë në pararojë të promovimit të vlerave kontemporane artististike në Shqipëri. Një mori ekspozitash të organizuara nga studentët si dhe pedagogët e Akademisë së Arteve i dhanë një freski ambientit artistik në Shqipëri duke mos lënë në asnjë moment vakume në jetën e arteve pamore në vendin tonë.

Në Maj të vitit 2006 me inisiativën e Profesorëve të Fakultetit të Arteve të Bukura dhe kontributin e donatorëve vendas u bë rikonstruksioni i Galerisë FAB.
Ekspozita e cila shënoi rivitalizimin e kësaj Galerie u bë me vepra të zgjedhura nga arkivi i fakultetit të Arteve të Bukura nga dekada e viteve 60-të, nën kurimin e profesorëve Ali Oseku dhe Edi Hila.

Që prej asaj kohe një sërë ekspozitash janë organizuar në ambientet e galerisë FAB. Gjatë fundvitit akademik në Galerinë FAB ekspozohen veprat e studentëve të atelieve të Fakultetit të Arteve të Bukura. Në këto ekspozita të atelieve, studenteve i krijohet mundesia që të fillojnë të ballafaqohen me publikun si dhe të ndihen pjesë integrale e jetës artistike në vend.
 

Fakulteti Arteve te Bukura ka qënë dhe është i hapur për të gjithë projektet artistike të cilat me vlerat që ofrojnë kontribuojnë në krijimin e një atmosfere që përkon me staturën dhe vetë emrin e Universitetit të Arteve.


Planimetria e Galerise FAB  1  2  3


Ekspozitat ne Galerine FAB

 

 

Kontakt Galeria FAB:

Ermir Hoxha, Specialist Kurator

Tel: +355 68 6047 899
Email