Marrëveshje, UART - Universiteti Ismail Qemali
Ditën e martë, dt.18.02.2025, në sallën “Ibrahim Madhi”, Rektori i Universitetit të Arteve, Prof. Dr. Erald Bakalli dhe Rektori i Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë, Prof. Dr. Aurela Saliaj nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve.
Qëllimi i kësaj marrëveshje është rritja e bashkëpunimit të ndërsjelltë midis dy universiteteve, për zhvillimin, shkëmbimin e eksperiencave të përbashkëta si dhe promovimin e punimeve artistike/shkencore të realizuara nga stafi akademik dhe studentët përkatës në fusha të ndryshme,si mësimdhënie, veprimtari kërkimore-shkencore, etj.
FOTO GALERI
<<Kthehu - Tjetra>>