Vizita e Ambasadorit të Republikës së Kosovës
Ditën e premte, më dt 31.01.2025, Rektori i Universitetit të Arteve, Prof.Dr. Erald Bakalli, priti në zyrën e tij, Ambasadorin e Republikës së Kosovës në Republikën e Shqipërisë, Z. Skënder Durmishi.
Ky takim i parë kishte si qëllim krijimin e pikave të bashkëpunimit në fusha të ndryshme të artit, të kulturës dhe kërkimit shkencor përmes projekteve të përbashkëta. Po ashtu u theksua nevoja e krijimit të një platforme komunikimi që do mundësonte shkëmbimin e ideve e përvojave për artistët e rinj dhe profesionistët e artit, kulturës, kërkimit shkencor nga institucionet homologe të të dy vendeve.
Në përfundim, palët shprehën angazhimin për të punuar së bashku dhe për të konkretizuar iniciativat e diskutuara me besimin se bashkëpunimi do të sjellë përfitime të ndërsjellta.
FOTO GALERI
<<Kthehu - Tjetra>>