<

Vizita e delegacionit të Universitetit të Timishoarës

Ditën e enjte, më 18 maj 2023, një ekip i përbërë nga profesorë, doktorantë dhe studentë nga Fakulteti i Muzikës dhe i Teatrit i Universitetit Perëndimor të Timishoarës, Rumani dhe i Shoqatës për Kulturën e Banatit, kryesuar nga Prof. univ. dr. Lucian Emil Roșca dhe nga Dr. Adrian Boba, zhvilluan një vizitë zyrtare në mjediset Universitetit të Arteve në Tiranë.

Qëllimi i kësaj vizite ishte ndërmarrja e një hapi drejt vendosjes së marrdhënieve të bashkëpunimit mes dy institucioneve të arsimit të lartë.

Vizita nisi paraditen e së enjtes në mjediset e Fakultetit të Muzikës, ku ekipi i profesorëve, doktorantëve dhe studentëve rumunë u prit nga Zv. Rektori i Universitetit të Arteve, Prof. Arian Paço. Gjatë vizitës zyrtare, u paraqit propozimi për bashkëpunim akademik si dhe për vendosjen e marrdhënieve të partneritetit në kuadër të programit Erasmus+ mes Universitetit Perëndimor të Timishoarës, Rumani dhe Universitetit të Arteve në Tiranë.

Kjo ditë e ngjeshur aktivitetesh kulturore dhe shkencore vijoi me dhurimin e disa librave muzikorë të botuar në Rumani, Bibliotekës së Universitetit të Arteve e më pas me një workshop me temë: "Kultura dhe folklori muzikor në hapësirën ballkanike". Ky sesion ligjëratash u mbajt në lektoriumin "Tonin Harapi" në prani të profesoratit dhe studentëve të Fakultetit të Muzikës të Universitetit të Arteve. Kumtesat u mbajtën nga:

  1. Prof. univ. dr. Lucian Emil Roșca – Aspekte tipologjike dhe të interpretimit të muzikës popullore arumune (Shkolla Doktorale e Muzikës dhe e Teatrit në Timishoara).
  2. Dr. Lavinius Nikolajevic – Instrumentet tradicionale të aerofonit në hapësirat rumune (Fakulteti i Muzikës dhe i Teatrit i Timishoarës).
  3. Drd. Adrian Balla – Mbledhja, transkriptimi dhe orkestrimi i folklorit muzikor të Banatit – kontribut didaktik universitar (Shkolla Doktorale e Muzikës dhe e Teatrit në Timishoara).
  4. Dr. Adrian Boba – Muzika kishtare në Ballkan - historia dhe evolucioni (Fakulteti i Muzikës dhe i Teatrit i Timishoarës).

Vizita u përmbyll me recitalin e mbajtur në sallën "Çesk Zadeja" ku u anëtarët e Ansamblit Vokal dhe Instrumental të Muzikës Tradicionale të Fakultetit të Muzikës dhe Teatrit të Universitetit Perëndimor të Timishoarës interpretuan pjesë nga folklori muzikor tradicional.


FOTO GALERI


 

<<Kthehu - Tjetra>>