<

Vizita e Ministres së arsimit në UART

Ditën e Hënë, më datë 24 Tetor 2022, Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Znj. Evis Kushi zhvilloi një vizitë në Universitetin e Arteve për të uruar studentët për fillimin e vitit të ri akademik 2022-2023.

Ministrja pati një sërë takimesh me stafin akademik dhe grupe studentësh të universitetit, ku gjatë bashkëbisedimeve me ta theksoi se këtë vit do të punohet akoma më shumë që nepermjet statusit të veçantë ky universitet të ketë disa aspekte më shumë për zhvillimin, kualifikimin apo autonominë e tij. Një tjetër aspekt që u diskutua ishte aplikimi i programit të ri “Arti Zejet dhe Sportet”, ku prej muajit Janar do të aplikohet si projekt pilot në gjithë shkollat e vendit, projekt ky i cili do shërbejë gjithashtu si një mundësi e mire për studentët Diplomantë të UART për të zhvilluar praktikat e tyre.

Në vijim Ministrja kreu një vizitë në ambjentet dhe klasat e UART ku pa nga afër vijueshmërinë e procesit mësimor si dhe jetës akademike te studentëve.

Gjatë vizitës Ministrja u shoqërua nga Rektori i Universitetit të Arteve, Prof. Kastriot Çaushi, Dekanët e Fakulteteve, Prof. Dr. Isak Shehu, Prof. Petrit Malaj, Prof. Artan Peqini, Zv. Rektori, Prof. Dr. Erald Bakalli dhe pjesëtarë të stafit akademik.


FOTO GALERI


 

<< Kthehu - Tjetra >>