<

Konkurs fotografik

Kontakt shpk organizon konkursin fotografik mbi arkitekturën shqiptare, konkurs i cili i dedikohet grupmoshave të ndryshme veçanërisht studentëve të rinj të cilët kultivojnë artin e të fotografuarit të arkitekturave.

Ky konkurs do të zgjasë nga muaji Qershor deri më 31 Shtator 2015.

Fotografia duhet të dërgohet me mesazh në faqen e Kontakt shpk në Facebook, më tej fotot do të publikohen dhe fotoja e cila do të marrë më shume pëlqime do të shpallet fituese.

Fituesit do i akordohet çmimi prej 500 euro.